Vdekje e dyshimtë, plagosje me armë e therrje me thikë brenda pak orëve në Prishtinë

vdekje-e-dyshimte,-plagosje-me-arme-e-therrje-me-thike-brenda-pak-oreve-ne-prishtine

Një vdekje e dyshimtë u raportua pasditen e sotme në afërsi të stacionit të autobusëve.

Nga Policia e Kosovës u bë e ditur se një qytetar, 35 vjeç është gjetur pa shenja jete pikërisht në lagjen ‘Kalabria’ në kryeqytet.
Rasti në fjalë është vazhduar të hetohet nga njësitë përkatëse, derisa me të marrë informatën në vendin e ngjarjes kishin arritur njësitë policore dhe ato mjekësore.

Pas kësaj një rast tjetër u raportua në lagjen ‘’Ulpiana’’, ku një person i dyshimtë shtiu me armë në drejtim të një personi të cilit i shkaktoi plagë.

Personi i plagosur në këtë rast u dërgua për trajtim mjekësor në QKUK.

Nga Policia e Kosovës deklaruan se personi i dyshuar për plagosjen në këtë rast është arrestuar ndërsa nga ai është konfiskuar edhe një armë, që dyshohet të jetë përdorur në këtë rast.

Por pak më parë një përleshje fizike ndodhi në rrugën ‘Ilir Konushevci’ në Prishtinë.

Përgjatë përleshjes një person i dyshimtë ka përdorur një armë të ftohtë (thikë), meqë rast ka plagosur një qytetar.

Policia ka arritur në vendin e ngjarjes dhe është duke hetuar rastin, ndërsa personi i plagosur është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

Nga Policia e Kosovës deklaruan se janë duke u marrë nga afër me rastin për identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshimtë.

Duhet përkujtuar që ditëve të fundit pati raportime të shumta për përleshje dhe të shtëna me armë në rrugën B në kryeqytet.

Sonte pikërisht në këtë anë të Prishtinës janë parë forca të shtuara policore, të cilët po përkujdesen nga afër që të mos ketë ndonjë ngjarje tragjike ditëve apo netëve në vazhdim.

The post Vdekje e dyshimtë, plagosje me armë e therrje me thikë brenda pak orëve në Prishtinë appeared first on Mesazhi.com.