Vazhdojnë protestat kundër dhunës së policisë në SHBA

vazhdojne-protestat-kunder-dhunes-se-policise-ne-shba

Në Mineapolis qindra manifestues u mblodhën jashtë stacionit të policisë të qendrës së Brooklyn, e cila ruhet nga shumë agjentë, që nga momenti kur ish polici Kim Poter qëlloi për vdekje një 20 vjeçar afro amerikan pasi e kishte ndaluar për një kontroll rutinë.

Manifestuesit hodhën shishe kundër agjentëve dhe u përpoqën të prishin gardhin e sigurisë që rrethon ndërtesën. Ata u larguan me gaz lotsjellës dhe plumba gome.
Dhe Chikago ka dozën e saj të zemërimit për vrasjen e një 13 vjecari hispanik nga një agjent policie. Në një video të publikuar, shihet agjenti Erik Stillmen i cili i qëllon djaloshit, sapo ai lëshoi pistoletën në tokë dhe u përpoq të ngrinte duart lart.
Pamjet e regjistruara nga kamera e trupit të policit, shkaktoi indinjatë. Rreth një mijë persona u mblodhën në një park në zonën veri perëndimore të qytetit për të protestuar kundër dhunës së forcave të policisë dhe vrasjen e një fëmije nga ata që duhet të ruajnë rendin./abcnews

The post Vazhdojnë protestat kundër dhunës së policisë në SHBA appeared first on Mesazhi.com.