Valdete Idrizi për vizitën e Kurtit në Veri: I ka rreziku edhe banorët atje

valdete-idrizi-per-viziten-e-kurtit-ne-veri:-i-ka-rreziku-edhe-banoret-atje

“Kemi pa shumë herë që Kurti është krekosur, kemi parë video të shumta kur thotë: shkoni në veri. E në këtë mënyrë me shku tash në parafushatë edhe duke e keqpërdorë institucionin më të lartë të vendit, me shku në mënyrën qysh ka shku edhe me e poshtëru edhe vetë institucionin, me të vërtetë nuk i ka pasë hije”, ka thënë Idrizi në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Osht poshtëru sepse ju e keni pa se si kanë ikë. Me qenë institucioni më i lartë i shtetit, i ushtrueses së detyrës së presidentit, me e sjellë në atë situatë që të largohet në atë mënyrë, nuk ish dashtë në atë formë me shku fare”.

“Ky ka qenë puro provokim i madh. Po e them i rreizkshëm sepse i ka rreziku edhe banorët atje. Me nxitë incident edhe trazira pa pikë nevojë në këtë kohë në fushatë me kriju gjendje të jashtëzakonshme, me të vërtetë ka qenë veprim i pamatur. Sepse sovraniteti, shtrirja e rendit kushtetutës shkurt është cenu”.

Ajo nuk u pajtua me mënyrën si Kurti ka shkuar në Mitrovicën Veriore, duke e përmendur mënyrën se si ish-presidenti Hashim Thaçi kishte realizuar një vizitë të tillë.

“Nuk o dashtë në atë mënyrë që as të rrezikojë sepse ata e kanë ditë shumë mirë, nuk mund të dalin shumë lirshëm”.

Për më tepër, ajo mohoi kategorikisht që partia e saj e ka pasur informacionin që Kurti do ta realizojë një vizitë të tillë, madje e ka quajtur skandaloze deklaratën se kjo arti e ka penguar këtë vizitë.

“Absolutisht s’e kemi pasë informacionin. Unë jam duke e gjykuar mënyrën”, ka thënë tutje Idrizi

“Një deklaratë e tillë që PDK-ja po e pengon në veri me të vërtetë është skandaloze”