Vaksinohen afër 1 mijë persona mbi 80-vjeç

vaksinohen-afer-1-mije-persona-mbi-80-vjec

Vetëm të hënën deri në orën 12:00 janë vaksinuar 88 persona mbi 80-vjeç, grupmoshë kjo me të cilën pritet të vazhdohet deri nesër në mbrëmje.

Kështu ka bërë të ditur koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në sallën “1 Tetori”, Niman Bardhi, i cili ka thënë se deri më tash janë vaksinuar mbi 830 persona mbi 80 vjet.

“Fluksi i grupmoshave mbi 80 vjeç është duke vijuar me vaksinimin kundër COVID-19. Aktualisht deri në momentin qe po asim (e hënë, ora 12:00) gjithsej kemi 88 të vaksinuar, përderisa numri total ka shkuar mbi 830. Presim që edhe sot pasdite dhe deri nesër në orën 19:30 të kemi këtë grupmoshë për vaksina me shpresë që të kemi sa më shumë, edhe të na ecë mbarë e mirë siç ka shkuar deri më tani”, tha ai.

Vaksinimi i kësaj grupmoshë do të vazhdojë edhe ditën e nesërme, teksa pritet që Ministria e Shëndetësisë dhe IKShP të marrin vendimin se cili grup i qytetarëve do të llojë të vaksinohet.

The post Vaksinohen afër 1 mijë persona mbi 80-vjeç appeared first on Mesazhi.com.