Vajza e Bill Gates martohet me ceremoni Islame

vajza-e-bill-gates-martohet-me-ceremoni-islame

Vajza e vogël e miliarderit të Microsoft është e rritur dhe e martuar tani! Ajo u martua me kalorësin Nayel Nassar të Shtunën më 16 Tetor.

Jennifer Gates, 25 vjeç, u martua me burrin e saj Nayel Nassar, 30 vjeç, të Shtunën, 16 Tetor në një ceremoni në Salem, Nju Jork. Jennifer dukej e mrekullueshme me një fustan të personalizuar teksa ecte përkrah babait të saj Bill Gates dhe nënës Melinda, sipas Daily Mail, e rrethuar nga shoqërueset e nuseve me fustane ngjyrë vjollce. Çifti shkëmbyen premtime para 300 mysafirëve në një ceremoni muslimane, shtoi faqja, duke vënë në dukje se çifti u martua ligjërisht një natë më parë.

Planet e dasmës së çiftit u zbuluan të Mërkurën e kaluar, pasi DailyMail raportoi se dyshja po planifikonin ceremoninë, e cila kushtoi rreth 2 milion dollarë në fermën e kuajve të çiftit prej 124 hektarësh në Nju Jork. Menjëherë pasi planet u nxorën në pah, fotot dolën nga tendat që ishin ngritur në pronën prej 16 milion dollarësh. Një fqinj tha se festimi ekstravagant do të ishte diçka krejtësisht e re për komunitetin, sipas The Nju Jork Post. “Do të jetë festa më e madhe që qyteti ynë ka parë ndonjëherë,” tha një fqinj për The Post.
Jennifer është fëmija më i madh i tre fëmijëve të Bill Gates me ish-gruan e tij Melinda. Dyshja gjithashtu kanë një djalë 22-vjeçar Rory John dhe një vajzë 19-vjeçare Phoebe Adele. Jennifer dhe Nayel kanë qenë së bashku që nga janari 2017. Të dy kalorës të aftë dhe të dhënë pas kuajve. Nayel fitoi milionat e tij si një kalorës profesional. Ata të dy janë gjithashtu të diplomuar në Universitetin Stanford. /mesazhi

The post Vajza e Bill Gates martohet me ceremoni Islame appeared first on Mesazhi.com.