Ushtria izraelite godet pozicionet e Hamasit në Gaza

ushtria-izraelite-godet-pozicionet-e-hamasit-ne-gaza

Forcat izraelite goditën pozicionin e Hamasit sot herët pasi thanë se tri raketa u shkrepën nga Rripi i Gazës, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Në përgjigje të tri raketave të hedhura në Izrael më herët sonte, ne goditëm një post ushtarak të Hamasit në Gaza”, tha ushtria izraelite në Twitter.

Tanke të dislokuara në kufirin midis Izraelit dhe Gazës shënjestruan pikën e vëzhgimit që i përkiste Brigadave Izz ad-Din al-Kassam, krahut të armatosur të grupit të rezistencës palestineze, Hamas, në Gaza dhe Rafah.

Nuk është raportuar asnjë viktimë ose lëndim.

Ushtria izraelite gjithashtu pretendoi se dy raketa u shkrepën nga Gaza, kurse njëra u interceptua nga Sistemi i Mbrojtjes Ajrore Kupola e Hekurt.

Ndërkaq, raketa tjetër u raportua të ketë rënë afër kufirit Gaza-Izrael.

Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për shkrepjen e raketave nga Gaza. /aa

The post Ushtria izraelite godet pozicionet e Hamasit në Gaza appeared first on Mesazhi.com.