Ushtria e Mianmarit arreston lideren Aung San Suu Kyi dhe merr pushtetin

ushtria-e-mianmarit-arreston-lideren-aung-san-suu-kyi-dhe-merr-pushtetin

Zëdhënësi i Lidhjes Kombëtar për Demokraci (NLD), Myo Nyunt njoftoi se ushtria e Mianmarit ka arrestuar kryetaren e Këshillit Shtetëror dhe njëherësh ministre e Jashtme e vendit, Aung San Su Kyi si dhe zyrtarët të tjerë të partisë në pushtet dhe ka marrë qeverisjen e vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Turqia dënon fuqishëm grusht shtetin ushtarak në Mianmar

SHBA, India dhe Singapori reagojnë ndaj puçit ushtarak dhe arrestimeve në Mianmar
SHBA “e alarmuar” pas grusht shtetit ushtarak në Mianmar

Në njoftimin nga media e ushtrisë së Mianmarit, thuhet se pas arrestimeve të bëra në orët e mëngjesit, janë konfirmuar pretendimet rreth grusht shtetit ushtarak, duke njoftuar se vendi tani është nën drejtimin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Min Aung Hlaing.

Më tej në njoftim thuhet se grusht shteti është kryer për shkak të pretendimeve se janë bërë mashtrime në zgjedhjet e 8 nëntorit të vitit 2020.

Pas puçit në vend është shpallur gjendje e jashtëzakonshme ndërsa vendi do të qeveriset me administratë ushtarake për një vit.

“Unë kërkoj nga populli ynë që të mos reagojnë pa menduar dhe të veprojë në përputhje me ligjin”, tha Myo Nyunt, duke shtuar se pret që edhe ai të arrestohet.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të vendit, përderisa vazhdonin pretendimet se ka pasur mashtrim në rezultatet e zgjedhjeve të 8 nëntorit të vitit 2020, më 27 janar këtë vit tha se për zbatimin e rregullt të ligjeve në vend mund të shfuqizohej Kushtetuta.

The post Ushtria e Mianmarit arreston lideren Aung San Suu Kyi dhe merr pushtetin appeared first on Mesazhi.com.