Ushqimet që nuk duhet konsumuar në syfyr

ushqimet-qe-nuk-duhet-konsumuar-ne-syfyr

Konsumimi i syfyrit është një vakt shumë i rëndësishem. Në këtë vakt ne duhet ti marrim të gjithë ushqyesit dhe energjinë e nevojshme të cilen do ta shfrytësozjmë për nevojat tona ditore.
Syfyri është i ngjashëm me mëngjesin të cilin e konsumojm jasht ramazanit.
Është shumë e rëndësishme ti marrim ushqyesit e nevojshëm dhe t’ju shmangemi ushqimeve diurerike dhe atyre që nxisin etjen.
Gjatë kohës sa jemi agjërueshëm trupi më shumë ka nevojë për ujë/lëngje se sa që ka nevojë për ushqim. Andaj është shumë e rëndësishme të mundohemi të qëndrojm të hidratuar.
Ushqimet diuretike janë ato ushqime të cilat e shtyen trupin t’i largon lëngjet (ujin dhe natriumin) duke stimuluar veshkat t’i largon lëngjet përmes sistemit urinar.
Këtu mund të përfshihen:
Kafeja
Qaji i zi dhe qaji i jeshil
Hibiskusi
Magdanozi dhe qaji i magdanozit
Murrizi
Luleradhiqja dhe Dëllinja
Ushqimet të cilat nxisin etjen janë pikërisht Ushqimet e kriposura të tilla si:
Ullinjët
Mish me yndyrë
Patatet të skuqura
Djath i kriposur
Brumëra(pite, pogaqe, fli, qaçë etj)
Arrat dhe Kikirikat e kriposur
Ushqimet e shpejta
Ushqime të procesuara si: sugjuk, Sallamë,pashtetë etj
Specat djegës
Ushqimet boshe(çips, biskota, smok etj..)

Nutricioniste Qendresë Paçarizi