Uran Ismaili në Kodrën e Trimave – e ndreqë edhe një fushë sportive

uran-ismaili-ne-kodren-e-trimave-–-e-ndreqe-edhe-nje-fushe-sportive

Pas Bregut të Diellit, tani ai është ndalur për me bujtë në Kodër të Trimave, vizitë të cilën e ka dokumentuar edhe me videon e mëposhtme, të cilën e ka publikuar në kanalet e ndryshme të rrjeteve sociale.

Në videon e publikuar shihet se Ismaili përveç kalimit të natës në një familje në Kodër të Trimave, ai bashkë me anëtarët e asaj familje dhe banorët e lagjes kanë bërë edhe rregullimin e një fushe sportive.

Seria e videove të Uran Ismailit prej bujtjeve të ndryshme nëpër lagje të Prishtinës ka bërë bujë të madhe dhe është pritur me interesim të shtuar./Lajmi.net/