Uran Ismaili: Çdo familje në Kosovë ta ketë mjekun familjar

uran-ismaili:-cdo-familje-ne-kosove-ta-kete-mjekun-familjar

“Plani ynë parasheh si prioritet implementimin e shpejtë të konceptit të mjekësisë familjare. Pra, që çdo familje në Kosovë ta ketë mjekun familjar, i cili ka përgjegjësinë ta përcjellë gjendjen shëndetësore të asaj familjeje, t’i japë këshilla dhe t’i ofrojë shërbime shëndetësore.”, ka thënë Ismaili.

Përmes këtij plani, atij të zonimit, për çdo 2 mijë banorë në Kosovë do të jetë një ekip mjekësor, i përbërë nga një mjek dhe dy infermierë, të cilët ofrojnë kujdes individual dhe familjar.

Investimi në mjekun familjar, forcimin e lidhjes së tij direkte me qytetarin, është një ndër investimet me kthimin më të madh – në aspektin e shëndetit publik, ose atë ekonomik. Sepse, parandalohen sëmundjet, nuk mbingarkohen spitalet dhe përmirësohet shëndeti i përgjithshëm i popullatës./Lajmi.net/