“Uniformat blu, në krye të detyrës”, policia kontrollon në çdo cep të Kosovës në funksion të masave anti-Covid

“uniformat-blu,-ne-krye-te-detyres”,-policia-kontrollon-ne-cdo-cep-te-kosoves-ne-funksion-te-masave-anti-covid

Kjo është bërë e ditur nëpërmjet faqës zyrtare të policisë së Kosovës në Facebook, shkruan lajmi.net.

“Uniformat blu, në krye të detyrës”, shkruan “Kosovo Police”.

Më tutje luten qytetarët t’i përmbahen udhëzimeve të institucioneve shëndetësore dhe të ruhet jeta e të gjithëve.

“Zyrtarët policorë të Policisë së Kosovës, po kryejnë detyrat dhe obligimet e tyre kushtetuese, ligjore dhe administrative duke u kujdesur për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe ruajtjen e shëndetit publik në këtë kohë pandemie. Qytetarë të nderuar, përmbajuni udhëzimeve të institucioneve shëndetësore, përmbajuni vendimeve të institucioneve, ta ruajmë shëndetin dhe jetën duke respektuar udhëzime e vendime që janë në të mirë të të gjithëve! Policia do të vazhdojë të zbatojë Ligjin AntiCOVID, përmbajuni vendimeve për t’i shmangur ndëshkimet!”, shkruan policia. /Lajmi.net/