U tërhoq urdhër-arresti ndaj Milan Radojiçiq, deklarohen nga gjykata

u-terhoq-urdher-arresti-ndaj-milan-radojiciq,-deklarohen-nga-gjykata

Vendimi në fjalë u bë e ditur se është marrë më 23 shkurt të vitit 2021, ndërsa urdhër-arresti ndaj Milan Radoiçiq ishte marrë më 14.08.2020.

Lidhur me këtë lajmi.net ka tentuar të marrë një përgjigje nga Prokuroria Speciale e Kosovë se cilat ishin arsyet kyçe që plotësuan marrjen e këtij vendimi, por që të njëjtit si edhe shumë herë të tjera zgjodhën që të mos përgjigjen.

Përpos Prokurorisë, përgjigje u kërkua edhe nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Nga të njëjtët për lajmi.net u tha se Gjykata Themelore në Prishtinë-Departamenti Special me datë 19 shkurt 2021 ka pranuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për tërheqjen e urdhër-arrestit kundër të pandehurit Milan Radoiçiq.

Ndërsa gjykata me datë 23 shkurt 2021 ka aprovuar kërkesën e prokurorisë.

“Për më shumë informacione mund t’i drejtoheni prokurorisë pasi që çështja është në fazën e hetimeve”, u tha tutje në përgjigje.

Në muajin gusht të vitit 2019, Ministria e Drejtësisë asokohe e drejtuar nga ministri Abelard Tahiri pati lëshuar urdhër-arrest ndaj Milan Radoiçiq.

I njëjti ishte në kërkim nën dyshimin për vrasjen e ish-politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq.

Radoiçiq kërkohej nën dyshimin se mori pjesë në organizimin dhe vrasjen e politikanit Ivanoviq.

Në bazë të aktakuzës së ngritur asokohe thuhej se Milan Radoiçiq dhe një serb tjetër i Kosovë, Zvonko Veselinoviq, ishin udhëheqësit e një grupi të organizuar kriminal, përgjegjës në këtë vrasje.

Në fillim të muajit shkurt të këtij viti në Gjykatën e Prishtinës pati filluar procesi gjyqësor në rastin për vrasjen e ish-politikanit serb në Kosovë.

Oliver Ivanoviq ishte gjetur pa shenja jete  mëngjesin e datës 6 janar të vitit 2918. Si në rastin e vrasjes së tij, ashtu edhe gjatë ditëve të fundit pati reagime nga më të ndryshmet.

Shumë politikanë dhe të shoqërisë civile reaguan pasi Prokuroria Speciale tërhoqi urdhër-arrestin e ngritur dikur ndaj Milan Radoiçiq, i njohur për disa raste të dyshimtë që lidhen me veprime kriminale./Lajmi.net/