U raportua se po mbulohet kalldrëmi në Prishtinë, reagon Ahmeti

u-raportua-se-po-mbulohet-kalldremi-ne-prishtine,-reagon-ahmeti

Lajmi se një pjesë e një rrugë në Prishtinë po asfaltohet mbi kalldrëm nuk është i vërtetë.

Për këtë ka reaguar vetë Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti si dhe Drejtori i Inspeksionit, Adonis Tahiri.

“Nuk janë mbulu kalldrëmet jo”, tha Ahmeti.

Ndërsa Tahiri tha se “Kjo është rren, ose me termin më të përdorshëm sot-Fake News”.

Ai gjithashtu tha se është e udhës të kërkohet falje, kur mediat ia huqin./Lajmi.net/