U raportua se kaloi natën në një kazino në Tiranë – Flet këshilltari politik i Albin Kurtit

u-raportua-se-kaloi-naten-ne-nje-kazino-ne-tirane-–-flet-keshilltari-politik-i-albin-kurtit

“Jo nuk ka asgjë të vërtetë. Nuk kam ardhur këtu (Tiranë) në ndonjë fundjavë, jam këtu prej 6 javësh, dhe në asnjë mbrëmje, ditë nuk kam qenë në asnjë vend të lojërave të fatit”, ka thënë Zaimi për Insajderin.

“Gazeta Tema”, një media nga Shqipëria ka publikuar një lajm, ku i është bashkangjitur edhe një fotografi nga brenda kazinoje, e ku pretendohet së është Arbër Zaimi.Sipas kësaj medie, Zaimi ka zgjedhur ta kaloj më qetë natën pas orës policore në Tiranë. Aty ku të pranishëm ishin edhe ministrat e Qeverisë Kurti. Ai, gjithmonë sipas kësaj medie është parë në mjediset e Regency Casino në qendër të Tiranës.

Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje – Qendra në Shqipëri do të marrë pjesë në zgjedhjet e 25 prillit me tre kandidatë për deputetë që tashmë janë certifikuar nga KQZ. Kandidatët janë; Iliaz Shehu, Kreshnik Merxhani, Boiken Abazi.