U gjuajt me vezë, megjithatë Kurti arrin të takohet me drenicakët në Prekaz

u-gjuajt-me-veze,-megjithate-kurti-arrin-te-takohet-me-drenicaket-ne-prekaz

Anëtari i VV-së, Agim Bahtiri ka publikuar disa fotografi nga takimi me banorët e Prekazit e Polacit.

“Sonte, Prekazi e Polaci në mbështetje Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kryeministrit Albin Kurti. Drenica gjithmonë vatër e mikpritjes”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndryshe, Kurti gjatë vizitës në Skenderaj, ka qenë i shoqëruar nga Njësia Speciale, ndërsa disa qytetarë kanë kundërshtuar vizitën e tij në këtë komunë. Ai madje u gjuajt edhe me vezë. /Lajmi.net/ 

 

LEXO EDHE:

 

Albin Kurti acaron Drenicën, momenti kur ai me zyrtarët e VV-së largohen nga Skenderaj