Turqia shpëton 48 azilkërkues në Detin Egje

turqia-shpeton-48-azilkerkues-ne-detin-egje

Rojet bregdetare turke shpëtuan sot 48 azilkërkues në brigjet veriperëndimore të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

Burimet e sigurisë bëjnë të ditur se grupi i azilkërkuesve u shpëtua pasi varkat e tyre ishin kthyer nga autoritetet bregdetare turke në Detin Egje.

Një ekip i rojeve bregdetare u dërgua në një zonë pranë qytetit turk Çeşme në provincën perëndimore Izmirit pasi mësuan se një grup azilkërkuesish ishte bllokuar në një gomone, thonë burimet, të cilat kërkojnë të mbesin anonime për shkak të kufizimeve për t’u prononcuar për mediat.

Burimi gjithashtu tha se në këtë aksion gjithsej 19 azilkërkues u sollën në breg.

Përpos kësaj, rojet bregdetare shpëtuan 29 azilkërkues në një gomone në distriktin Dikili pasi ata kërkuan ndihmë.

Më vonë ata u transferuan në zyrën provinciale të migracionit.

Turqia ka qenë një pikë e rëndësishme transiti për azilkërkuesit që synojnë të kalojnë në Evropë për të filluar një jetë të re, veçanërisht ata që ikin nga lufta dhe persekutimi.

Turqia strehon rreth 4 milionë sirianë, më shumë se çdo vend tjetër në botë.

The post Turqia shpëton 48 azilkërkues në Detin Egje appeared first on Mesazhi.com.