Turqia ngre hetime ndaj deputetit holandez

turqia-ngre-hetime-ndaj-deputetit-holandez

Prokurorët turq ngritën hetime ndaj deputetit holandez të ekstremit të djathtë Geert Wilders lidhur me një postim në mediat sociale në të cilën fyen Presidentin e Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyra e Kryeprokurorit Publik në kryeqytetin Ankara në një deklaratë theksoi se hetimi ku përfshihej Wilders, i cili kryeson Partinë për Liri, u hap për shkak të një postimi në Twitter “i cili përfshin një fotografi dhe fyerje të shkruara në lidhje me presidentin Recep Tayyip Erdoğan më 15 shkurt”.

The post Turqia ngre hetime ndaj deputetit holandez appeared first on Mesazhi.com.