“Turqia ka qenë dhe mbetet një partner strategjik i rëndësishëm i Shqipërisë”

“turqia-ka-qene-dhe-mbetet-nje-partner-strategjik-i-rendesishem-i-shqiperise”

Forumi i biznesit dhe investimeve Turqi-Shqipëri ka mbledhur së bashku zyrtarë të lartë, ambasadorë, përfaqësues të dhomave të biznesit dhe sipërmarrës, për të diskutuar mbi mundësitë e rritjes së bashkëpunimit mes dy vendeve, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministrja e Tregtisë e Turqisë, Ruhsar Pekcan, gjatë fjalës në forum tha se qëllimi është që në marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve të ketë një bashkëpunim të rëndësishëm.

“Nëpërmjet shteteve tona, institucioneve tona shtetërore dhe bizneseve ne shpresojmë të marrim rezultate më të mira. Në një periudhë të tillë të pandemisë, ky solidaritet dhe bashkëpunim e ka bërë edhe më të rëndësishëm këtë. Këto marrëdhënie miqësore do t’i reflektojmë edhe në marrëdhëniet në fushën tregtare dhe ekonomike”, theksoi ministrja turke.

Ajo theksoi se Shqipëria ka një perspektivë të zhvillimit të shpejtë dhe është një vend ortak që ofron potenciale të mëdha. “Në kuadër të kësaj sa i përket marrëdhënieve tona është e rëndësishme t’i zhvillojmë ato edhe më shumë. Midis vendit tonë dhe Shqipërisë vëllimi tregtar vjen duke u rritur nga viti në vit dhe ka ardhur deri në gjysmë miliardi dollarë. Marrëdhëniet për investimet me Shqipërinë ne i vlerësojmë shumë të rëndësishme”, u shpreh më tej ministrja Pekcan.

“Uroj që forumi të shërbejë për zhvillimin e marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike midis dy vendeve tona”, theksoi ministrja Pekcan.

The post “Turqia ka qenë dhe mbetet një partner strategjik i rëndësishëm i Shqipërisë” appeared first on Mesazhi.com.