Turqia dënon sulmin e forcave izraelite ndaj palestinezëve në Xhaminë Aksa

turqia-denon-sulmin-e-forcave-izraelite-ndaj-palestinezeve-ne-xhamine-aksa

Ministria e Jashtme e Turqisë dënoi fuqishëm sulmin e forcave të sigurisë izraelite ndaj palestinezëve që po kryenin adhurim në Xhaminë Al-Aksa, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Dënojmë fuqishëm sulmet e forcave izraelite të sigurisë ndaj palestinezëve që kryenin adhurimin e tyre në Xhaminë Al-Aksa dhe sulme këto të cilët kanë shkaktuar plagosjen e shumë civilëve palestinezë”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

“Izraeli gjatë gjithë muajit të Ramazanit ka vendosur në objektiv lirinë e adhurimit të popullit palestinez dhe statusin e Xhamisë Al-Aksa. I bëjmë thirrje qeverisë izraelite e cila ka shkaktuar këto ngjarje në mbrëmje, të përfundojë sa më parë qëndrimin agresiv dhe provokativ në fjalë dhe e ftojmë të veprojë me mendje të shëndoshë”, thuhet në deklaratë.

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu diskutoi me ministrin e Jashtëm të Palestinës, Riyad al-Maliki i cili dje më 7 maj vizitoi Ankaranë, hapat që mund të ndërmerren në arenën ndërkombëtare për këtë çështje, thuhet më tej në deklaratën e ministrisë në të cilën bëhet e ditur se Turqia do të vazhdojë të ofrojë mbështetje ndaj kauzës së drejtë të popullit palestinez./aa

The post Turqia dënon sulmin e forcave izraelite ndaj palestinezëve në Xhaminë Aksa appeared first on Mesazhi.com.