Turqia dënon fuqishëm grusht shtetin ushtarak në Mianmar

turqia-denon-fuqishem-grusht-shtetin-ushtarak-ne-mianmar

Ministria e Jashtme e Turqisë e ka pritur me shqetësim të thellë dhe dënon fuqishëm grusht shtetin ushtarak në Mianmar, duke theksuar se Turqia është kundër çdo lloj puçi dhe intervenimi ushtarak, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin nga ministria është bëre thirrje që parlamenti i ri i përbërë me vullnetin e lirë të njerëzve në Mianmar të mblidhet së shpejti dhe të hiqen shpejt pengesat e vendosura para liderëve të zgjedhur dhe institucioneve demokratike.

“Ndjekim me shqetësim të thellë dhe dënojmë fuqishëm marrjen e pushtetit nga Forcat e Armatosura të Mianmarit. Turqia është kundër çdo lloj puçi dhe intervenimi ushtarak”, thuhet në njoftim.

“Presim që të lirohen menjëherë të gjithë civilët dhe liderët e zgjedhur për të cilët është njoftuar se janë arrestuar në Mianmar”, theksohet nga ministria, duke shtuar se ky zhvillim fatzi mos të përkeqësojë edhe më shumë gjendjen e muslimanëve Rohingya që jetojnë në kushte të rënda në Mianmar.

Grusht shteti ushtarak në Mianmar

Në njoftimin nga media e ushtrisë së Mianmarit, thuhet se pas arrestimeve të bëra në orët e mëngjesit, janë konfirmuar pretendimet rreth grusht shtetit ushtarak, duke njoftuar se vendi tani është nën drejtimin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Min Aung Hlaing.

Grusht shteti është kryer për shkak të pretendimeve se janë bërë mashtrime në zgjedhjet e 8 nëntorit të vitit 2020.

Pas puçit në vend është shpallur gjendje e jashtëzakonshme ndërsa vendi do të qeveriset me administratë ushtarake për një vit.

Partia në pushtet nga populli kërkoi që të kundërshtojë marrjen e pushtetit nga ushtria dhe të mos lejojë kthimin në diktaturë ushtarake.

Komisioni zgjedhor më 29 janar kishte përgënjeshtruar pretendimet e ushtrisë, se janë bërë mashtrime në zgjedhjet që përfunduan me fitoren e partisë së Aung San Suu Kyi në pushtet.

Ushtria në vend mbështet partinë në opozitë Partia e Zhvillimit dhe Solidaritetit për Unitet (USDP).

The post Turqia dënon fuqishëm grusht shtetin ushtarak në Mianmar appeared first on Mesazhi.com.