Turqi, urdhër arreste për 3 ish-gjeneralë për lidhje të dyshuara me FETO-n

turqi,-urdher-arreste-per-3-ish-gjenerale-per-lidhje-te-dyshuara-me-feto-n

Prokurorët turq sot kanë lëshuar urdhër-arreste për katër të dyshuar, përfshirë tre ish-brigadierë, për lidhje të dyshuara me organizatën terroriste FETO, grupi që qëndron pas grusht shtetit të mposhtur të vitit 2016 në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).

Autoritetet në kryeqytetin Ankara filluan hetimet pasi nga Organizata Kombëtare e Inteligjencës (MIT) u njoftua mbi tre gjeneralë brigade në pension dhe një “imam i fshehtë” që mendohet të jetë i lidhur me FETO-n, sipas një deklarate nga Zyra e prokurorit.

Të dyshuarit kishin qenë në kontakt me anëtarët e tjerë të grupit të armatosur terrorist përmes telefonave me pagesë dhe mjeteve tjera në Ankara dhe provinca të ndryshme ku kishin shërbyer, thuhet më tej.

Ekipet e policisë në Ankara arrestuan tre nga të dyshuarit dhe po kërkojnë tjetrin.

FETO dhe udhëheqësi i saj me banim në SHBA, Fetullah Gülen orkestruan grusht shtetin e mposhtur më 15 korrik të vitit 2016, i cili la 251 persona të martirizuar dhe gati 2.200 të plagosur.

Turqia akuzon FETO-n se qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.

The post Turqi, urdhër arreste për 3 ish-gjeneralë për lidhje të dyshuara me FETO-n appeared first on Mesazhi.com.