Turqi: Prezantohet vetura e parë elektrike turke, e drejtuar nga kryetari Erdogan

turqi:-prezantohet-vetura-e-pare-elektrike-turke,-e-drejtuar-nga-kryetari-erdogan

Kryetari i Republikës së Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan drejton makinën e parë elektrike turke të prezantuar sot si fryt i suksesit të madh të industrisë dhe teknologjisë turke, raporton Anadolu Agency (AA).

Sot në Luginën e teknologjisë në Gebze u prezantua prototipi i veturës së parë elektrike turke, gjë që paraqet edhe një tjetër në një seri përparimesh teknologjike.

Në ceremoninë mori pjesë edhe kryetari turk, Erdogani i cili e theksoi këtë ditë historike për Turqinë.

U njoftua se fabrika e prodhimit të makinave turke do të hapet në Bursa, ndërsa Erdogan tha se po e porosiste makinën e parë në emrin e tij personal.

Pas deklaratës, u shfaqën në skenë dy versionet e saj, SUV dhe sedan.

Më pas kryetari Erdogan u ul pas timonit dhe personalisht u bind në karakteristikat e automjetit turk, për të cilin ka fjalë lavdërimi.

Është bërë e ditur se procesi i licencimit të markës do të përfundojë vitin e ardhshëm, dhe se një vit më vonë do të hapet fabrikë për prodhim serik ashtu që makinat e para turke do të dalin në treg në vitin 2022.

Në projektin zhvillimor të automjetit të parë elektrik turk punon Grupi iniciativ për prodhimin e automjetit turk (TOGG) e cila u formua me rekomandimin e Erdoganit në qershor të vitit të kaluar, ku u bashkuan resurset e kompanive Anadolu Grubu, BMC, KOK Grubu, Turkcell, Unioni i berzave turke si dhe Dhoma e Tregtisë dhe Zorlu Grubu.

Modeli i parë i makinës elektrike turke do të jetë i kategorisë SUV. Planifikohet që deri në vitin 2030 të niset prodhimi i petë modeleve të automjeteve turke edhe atë nda tre versione për çdo model. 175,000 kopje planifikohen të prodhohen çdo vit.

[[email protected]]