Turqi: Namazet e Teravisë në shtëpi

turqi:-namazet-e-teravise-ne-shtepi

Teravitë, namaze të veçanta të natës gjatë muajit të shenjtë musliman të Ramazanit, nuk do të lejohen në xhamitë në Turqi, tha sot kreu i Presidencës së Çështjeve Fetare (Diyanet).

“Si rezultat i vlerësimeve dhe konsultave shumëplanëshe me organet e autorizuara të shtetit tonë, veçanërisht Ministrinë e Shëndetësisë, ne vendosëm që është më e përshtatshme të kryejmë namazet e Teravive në shtëpitë tona sesa në xhami në kushtet aktuale [pandemike]”, tha Ali Erbas në një tubim në kryeqytetin Ankara.

Erbas tha që ai do të dëshironte që muslimanët të ishin në gjendje të “ndienin atë gëzim” të faljës së namazeve të Teravive me xhematë në xhami.

“Sidoqoftë, për shkak të pandemisë së koronavirusit … ne do të falim namazet tona të Teravive në shtëpi siç bëmë vitin e kaluar. Sigurisht që është e dhimbshme dhe e trishtueshme … por shëndeti është shumë i rëndësishëm,” tha ai.

Mes rritjes së numrave COVID-19, Turqia ka njoftuar kthimin e shtetrrethimit të fundjavës përveç kufizimeve të tjera.

Gjatë Ramazanit, i cili do të fillojë në 13 Prill, bizneset e tilla si restorantet dhe kafenetë do të jenë të hapura vetëm për shërbimet e marrjes me veti.
Ai theksoi se kjo periudhë duhet parë si një mundësi për të forcuar lidhjet familjare dhe për të praktikuar “bukuritë shpirtërore të Ramazanit” me anëtarët e familjes në shtëpi.

Erbas tha se në rast se shfaqet një mundësi për të kryer namazet e Teravisë në xhami, bazuar në situatën shëndetësore, kombi do të informohet “menjëherë”.

Ai kujtoi se vaksina COVID-19 nuk e prishë agjërimin e Ramazanit. /Mesazhi.com

The post Turqi: Namazet e Teravisë në shtëpi appeared first on Mesazhi.com.