Turqi, arrestohen 130 ushtarakë nën dyshimet për lidhje me FETO-n

turqi,-arrestohen-130-ushtarake-nen-dyshimet-per-lidhje-me-feto-n

Forcat turke të sigurisë arrestuan 130 ushtarakë në operacionet e përqendruara në provincën perëndimore të Izmirit nën dyshimet për lidhje me Organizatën Terroriste FETO, grupi që qëndron pas grusht shtetit të mposhtur të vitit 2016, raporton Anadolu Agency (AA).

Operacionet u ndërmorën në 47 provinca të vendit ndërsa Kryeprokuroria Publike në Izmir lëshoi urdhër arresti për gjithsej 148 të dyshuar, 103 prej të cilëve ishin në detyrë aktive.

Në mesin e të kërkuarve në operacion kundër pretendimeve për praninë e FETO-s brenda Forcave të Armatosura Turke ishte një kolonel, si dhe togerë, majorë, kapitenë, rreshterë dhe rreshterë specialistë, sipas Zyrës së prokurorit.

Të dyshuarit akuzohen për komunikim me “imamët e fshehtë” të FETO-s, operativë të lartë të FETO-s, përmes telefonave me pagesë.

Dymbëdhjetë nga të dyshuarit u përkisnin forcave tokësore, ndërsa 47 ishin nga forca ajrore, 18 nga marina, 38 nga xhandarmëria dhe 19 roje bregdetare ndërsa 14 nga të dyshuarit ishin të diplomuar në shkolla ushtarake që u shpërndanë pas përpjekjes për grusht shteti.

FETO dhe udhëheqësi i saj me banim në SHBA, Fethullah Gülen orkestruan grusht shtetin e mposhtur më 15 korrik të vitit 2016, i cili la 251 persona të martirizuar dhe 2.734 të plagosur.

FETO qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.

The post Turqi, arrestohen 130 ushtarakë nën dyshimet për lidhje me FETO-n appeared first on Mesazhi.com.