Tunizia shpëton mbi 100 migrantë të parregullt në Detin Mesdhe

tunizia-shpeton-mbi-100-migrante-te-parregullt-ne-detin-mesdhe

Autoritetet tuniziane të dielën njoftuan se 105 migrantë të parregullt u shpëtuan pasi varkat e tyre u mbytën në brigjet e vendit në Detin Mesdhe, raporton Anadolu Agency (AA).

Houssam Eddine al-Jabali, një zëdhënës i Gardës kombëtare tuniziane, në llogarinë e tij në mediat sociale konfirmoi se anijet u mbytën pasi migrantët injoruan paralajmërimet e tyre dhe vazhduan të lundrojnë drejt Evropës.

Al-Jabali shtoi se të mbijetuarit ishin me origjinë afrikane.

Për vite me radhë, Algjeria, Libia, Mauritania, Maroku dhe Tunizia, kanë qenë dëshmitarë të përpjekjeve të migrantëve nga Afrika kryesisht sub-Sahariane për të arritur në Evropë.​​​​​​​ /aa

The post Tunizia shpëton mbi 100 migrantë të parregullt në Detin Mesdhe appeared first on Mesazhi.com.