Tri komunat që bënë ndryshimin dhe tani kanë kryetarë të rinj

tri-komunat-qe-bene-ndryshimin-dhe-tani-kane-kryetare-te-rinj

Në 32 komuna të Kosovës u zhvilluan dje zgjedhjet lokale.

Kësisoj qytetarë të shumtë u nisën drejt kutive të votimit, për të ndryshuar të ardhmen e tyre apo për t’u besuar edhe një mandat të dytë kryetarëve të cilët kishin deri tani.Por janë vetëm tri komuna që sot janë zgjuar me kryetarë të rinj.

Qytetarët e Mitrovicës së jugut vendosën që të bëjnë ndryshimin dhe t’u japin votën kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës, ish-guvenatorit të vendit, Bedri Hamza.

Nga 97.89% të votave të numëruara deri tani, Bedri Hamza ka arritur të marrë 53.98% të votave, duke lënë shumë mbrapa kundërkandidatin nga radhët e VV-së, Agim Bahtiri me 34.28%, transmeton lajmi.net.Ndërsa Armend Agolli nga LDK mblodhi 11.74% të votave.

E pas disa mandateve udhëheqëse, siç duket banorët e Hanit të Elezit i dhanë fundin drejtimit të komunës nga Refki Suma.Suma nuk arriti t’ia dalë kësaj gare dhe i njëjti u mposhtë nga kundërkandidati i tij nga radhët e PDK-së, Mehmet Ballazhi.

Ballazhi mblodhi 50.98% të votave nga 100% e votave të numëruara nga Komisioni Qendror Zgjedhor.Ndërsa Rufki Suma mori 42.47% të votave.Në këto zgjedhje sytë ishin drejtuar thuajse më së shumti në komunën e Skenderajt, ku gara ishte jashtëzakonisht interesante.Pas katër viteve udhëheqje, Bekim Jashari u mund nga kundërkandidati i tij nga radhët e PDK-së, Fadil Nura.

Nura arriti që të fitojë 58.42% të votave , kurse Bekim Jashari mblodhi 40.00% të votave nga 82.11% të votave të numëruara deri tani nga KQZ.Duhet përkujtuar që shumë prej komunave do të shkojnë drejt balotazhit, e janë vetëm këto tri komuna që tashmë kanë kryetar të rinj.

The post Tri komunat që bënë ndryshimin dhe tani kanë kryetarë të rinj appeared first on Mesazhi.com.