Tregimi për njeriun që kurrë nuk kishte bërë lutje për fëmijët e tij

tregimi-per-njeriun-qe-kurre-nuk-kishte-bere-lutje-per-femijet-e-tij

“Kam qenë te një njeri i cili kishte 14 ose 16 djem, nuk e mbaj mend saktësisht, dhe ata të gjithë janë, mashallah, njerëz të devotshëm.

Unë i thashë atij:“Mashallah, ti i ke 14 djem, dhe të gjithë ose janë gjykatës ose janë studentë të studimeve islamike, fytyrat i kanë të ndritshme. O vëllai im, dikush prej nesh i ka vetëm katër fëmijë, dhe vazhdimisht angazhohet rreth tyre; njëri vetëm bredh, për të dytin njerëzit e mallkojnë, kurse dy të tjerët nuk e di se ku janë, ndërsa të tutë, mashallah, të gjithë janë pranë teje?”

Ai i thotë: “Kjo është për shkak se unë kurrë nuk kam bërë lutje për ta?”

– Çka donë të thuash:‘Kurrë nuk ke bërë lutje për ta?’

– “Pasha Allahun, o shejh, unë kurrë nuk kam bërë lutje ekskluzivisht për ta. Unë kam bërë lutje për fëmijët e muslimanëve, dhe Allahu ka bërë që ato lutjet e mia të pranohen edhe për fëmijët e mi.”

– “A nuk ke bërë ti lutje ekskluzivisht për fëmijët tuaj?!”

– “Jo, pasha Allahun. Por më kujtohet se sa muslimanë kanë probleme me fëmijët e tyre dhe pastaj unë bëj lutje: ‘O Zoti im, mos lejo që muslimanët të brengosen për fëmijët e tyre! O Zoti im, bëju atyre të dashur imanin! O Zoti im, furnizoji ata! O Zoti im, udhëzoji ata! Dhe më duhet t’ju them se të gjitha ato lutje janë kthyer tek fëmijët e mi.”(Shejh Sad el-Atik);

Përkthim: Miftar Ajdini

(Islampress)