Tre të lënduar nga një aksident në rrugën “Gryka e Llapit” në Podujevë

tre-te-lenduar-nga-nje-aksident-ne-rrugen-“gryka-e-llapit”-ne-podujeve

Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i Policisë në Prishtinë, Agron Borovci, duke shtuar se të përfshira dyshohet se në aksident janë dy vetura.

“Rreth orës 22:00, është raportuar për një aksident trafiku në rrugën “Gryka e Llapit” në Podujevë. Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë dy automjete”.

“Si pasojë e aksidentit deri më tani trajtim mjekësor kanë kërkuar tre persona të lënduar. Njësia rajonale e trafikut kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti”, ka thënë Borovci, raporton klan kosova.