Tragjedi në Izrael gjatë një kremtimi fetar: 44 viktima e dhjetëra të plagosur

tragjedi-ne-izrael-gjate-nje-kremtimi-fetar:-44-viktima-e-dhjetera-te-plagosur

Kryeministri Benjamin Netanyahu e përshkroi atë si një “katastrofë të rëndë” dhe tha se po lutej për viktimat.

Dhjetëra mijëra thuhet se morën pjesë në këtë kremtim, duke e bërë atë ngjarjen më të madhe në Izrael që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit.

Dhjetëra ambulanca shkuan në vendin e ngjarjes, ndërsa policia u kërkoi të gjithëve të evakuoheshin.

Zyrtarët e urgjencës thanë se 38 persona ishin në gjendje kritike, ndërsa gjashtë të plagosur në gjendje më të rëndë, raporton A2.

Raportet e hershme treguan se një strukturë në vend ishte shembur, por zyrtarët më vonë thanë se ishte rezultat i një shkeljeje, pasi disa të pranishëm rrëshqitën në disa shkallë, duke bërë që të bien dhjetëra të tjerë.

Shërbimi kombëtar i emergjencave po lufton për shpëtimin e jetëve të dhjetëra të plagosurve.