Toka fut në sherr familjen, vriten 18 anëtarë të saj

toka-fut-ne-sherr-familjen,-vriten-18-anetare-te-saj

Përleshjet familjare ende zgjasin në rajonin rural Tagalia dhe Tebi Tari-Pori, zonën Hele bëjnë të ditur mediat lokale.

Inspektori Teddy Agwi, zyrtari i lartë i policisë në rajon tha se dhuna u shkaktua nga një grindje familjare nga “dy kushërinjtë që luftuan për një copë tokë”. Në mesin e të vrarëve janë edhe gjashtë burra që tentuan të hakmerreshin për vrasjen e afërmve të tyre.

Viktimat kanë ndërruar jetë si pasojë e përplasjeve me armë zjarri.

Provinca Hela jugore është shtëpia e gati 250 mijë banorëve dhe ka tre rrethe.