TIKA ofron mbështetje për prodhuesit e qumështit në Kosovë

tika-ofron-mbeshtetje-per-prodhuesit-e-qumeshtit-ne-kosove

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) siguroi mbështetje me pajisje për prodhuesit e qumështit në Komunën e Rahovecit të Kosovës në kuadër të projektit “Mbështetja e Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit të Kosovës me makineri për pastrimin e thundrave të gjedheve”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në ceremoninë e zhvilluar në bashkëpunim me Shoqatën e Prodhuesve të Qumështit të Kosovës morën pjesë ambasadori i Turqisë në Prishtinë, Çağrı Sakar, koordinatori i TIKA-s në Prishtinë, Cihan Dinçer, kryetari i Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit të Kosovës, Milazim Berisha dhe shumë prodhues të tjerë të qumështit.

Ambasadori Sakar në një deklaratë për AA theksoi rëndësinë e mbështetjes që TIKA ofron për zhvillimin ekonomik të Kosovës nëpërmjet projekteve që ajo zhvillon.

“Me makineritë për pastrimin e thundrave të gjedheve që janë dhuruar sot, do të përmbushen nevojat e mbi 2.000 prodhuesve të qumështit. Uroj që kjo të jetë e dobishme për Kosovën”, tha Sakar i cili informoi se nga TIKA janë është mbështetje që prodhuesit e Kosovës të rrisin kapacitetet e tyre prodhuese.

Kryetari i shoqatës, Berisha shprehu kënaqësinë për mbështetjet e TIKA-s ndaj fermerëve të Kosovës. “Besoj që do të ketë edhe projekte të tjera për të mirën e fermerëve. Falënderoj edhe ambasadorin i cili ka marrë pjesë në ceremoninë e shpërndarjes pajisjes për mirëqenien e fermerëve”, tha ai.

Koordinatori i TIKA-s në Prishtinë, Cihan Dinçer tha se makineritë e prodhuara nga njerëz të biznesit turk do të ofrojnë kontribut të rëndësishëm për prodhuesit e qumështit në Kosovë.

Në kuadër të projektit do të mbështeten me makineri për pastrimin e thundrave të gjedheve rreth 2.700 fermerë në të gjithë Kosovën.

The post TIKA ofron mbështetje për prodhuesit e qumështit në Kosovë appeared first on Mesazhi.com.