Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi të enjten në seancën e tretë para Speciales

thaci,-veseli,-selimi-dhe-krasniqi-te-enjten-ne-seancen-e-trete-para-speciales

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, do tç ë paraqiten para Gjykatës në Hagë.

Me 11 shkurt, të enjten, me fillim nga ora 11:00 do të mbahet konferenca e tretë mbi ecurinë e çështjes ndaj Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit.

Ecuria e çështjes gjyqësore parashihet me rregullën 96-të të Rregullores së Procedurës dhe Provave të Dhomave të Specializuara të Kosovës. 

Ndryshe, më 26 tetor, u konfirmua aktakuza nga gjykatësi i procedurës paraprake ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

The post Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi të enjten në seancën e tretë para Speciales appeared first on Mesazhi.com.