Thaçi: SBASHK-u duhet shpallur organizatë kriminale nëse vazhdon ta mbrojë mospunën e jokompetencën e mësuesve

thaci:-sbashk-u-duhet-shpallur-organizate-kriminale-nese-vazhdon-ta-mbroje-mospunen-e-jokompetencen-e-mesuesve

Jusuf Thaçi deklaroi se nëse do të vazhdojë qasja e tillë e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, atëherë ajo duhet shpallur organizatë kriminale, transmeton lajmi.net.

Qysh në vitin 2016, Thaçi përmes një shkrimi  kishte kërkuar testimin e mësimdhënësve.

“Nëse SBASHK-u ende vazhdon ta mbrojë mospunën e jokompetencën e mësimdhënësve, atëherë (siç e kam thënë edhe më 2016) kjo organizatë duhet shpallur organizatë ilegale e kriminale”, shkroi ai në Facebook.

Ndryshe kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ripërsëriti sot se testimi i mësimdhënësve nuk do të lejohet të  bëhet./Lajmi.net/