Terrorizoi qytetarët në sheshin “Skëndërbej”, i riu dyshohet se ishte i droguar, iu gjetën doza kanabis

terrorizoi-qytetaret-ne-sheshin-“skenderbej”,-i-riu-dyshohet-se-ishte-i-droguar,-iu-gjeten-doza-kanabis

Burime bëjnë me dije për ABC se ai ka përplasur edhe disa makina të tjera rrugës derisa është futur në shesh duke bërë manovra të rrezikshme. Fillimisht ai është drejtuar në drejtim në të qendrës së vaksinimit, ku është ndjekur nga policia.

Disa qytetarë kanë ndërhyrë në ndihmë të uniformave blu dhe në pamundësi për ta ndaluar e kanë goditur atë disa herë derisa është shtrirë në tokë dhe më pas është arrestuar.

Vetë i riu ka deklaruar se ka humbur kontrollin e automjetit dhe nuk e ka kuptuar se çfarë ka ndodhur./abcnews.al/