Tërmet në Holandë

Një tërmet me shkallë 3,4 të Rihterit ka goditur sot krahinën Groningen në Holandë.

Instituti meteorologjik i Holandës njoftoi se tërmeti kishte ndodhur afër fshatit Westervattverd dhe se ishte një nga më të fortët ndonjëherë që goditi Holandën.

Mediat holandeze njoftojnë se momentalisht nuk ka informata për të lënduar ose dëme materiale. /kp/Telegrafi