Tërmet i fortë në Greqi, lëkundjet ndihen deri në Shqipëri

termet-i-forte-ne-greqi,-lekundjet-ndihen-deri-ne-shqiperi

Një tërmet i fuqishëm me mangitudë 6.2 të shkallës Rihter ka goditur Greqinë rreth orës 11:20 të paradites së sotme.

Lëkundjet e forta janë ndjerë deri në Shqipëri. Epiqendra ishte 24 km në veriperëndim të Larisës, ndërsa thellësia e tërmetit ishte 10 km. Të frikësuar nga lëkundjet që zgjatën disa sekonda, njerëzit në Larisa dolën menjëherë në rrugë.

Ende nuk dihet nëse tërmeti i fortë ka shkaktuar dëme në Greqi. Fillimisht u raportua se lëkundjet ishin me magnitudë 6.9 të shkallës Rihter, por EMSC përditësoi të dhënat duke e bërë me magnitudë 6.2 Rihter.

Mediat greke bëjnë me dije se lëkundjet e fuqishme u ndjenë kryesisht në Athinë dhe disa zona të Greqisë Perëndimore. Policia ka dërguar forcat në këto zona për të parë nga afër nëse ka pasur dëme.

Disa minuta më vonë, rreth orës 12:19, u ndjenë tërmete të njëpasnjëshme më të lehta se e para, ndërsa magnituda më e lartë ishte 4.9 e shkallës Rihter.

The post Tërmet i fortë në Greqi, lëkundjet ndihen deri në Shqipëri appeared first on Mesazhi.com.