Tentim-grabitja e argjendarisë në Prizren, hetimet vijojnë, tre të arrestuarit dërgohen në mbajtje

tentim-grabitja-e-argjendarise-ne-prizren,-hetimet-vijojne,-tre-te-arrestuarit-dergohen-ne-mbajtje

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arrestuar tre persona të dyshuar për tentim-grabitjen e argjendarisë në Prizren.

Sipas raportit të PK-së, të njëjtit janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Ata janë intervistuar, ndërkaq rasti është ende duke u hetuar.

“Rr. Adem Jashari, Prizren, 15.11.2021 – 17:02. Në lidhje me rastin është raportuar se me 18.11.2021 janë identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale. Të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

Babë e bir kanë mbetur të plagosur nga një tentim-grabitje në një argjendari në Prizren mbrëmjen e së hënës.

Një ekip emergjent ka shkuar në vendin e ngjarjes duke iu dhënë ndihmën mjekësore të plagosurve.

Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetë.

Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se janë arrestuar të dyshuarit për plaçkitjen me armë zjarri në Prizren, ku mbetën të plagosur babë e djalë.

Kurti theksoi se të dyshuarit ishin edhe më herët të arrestuar për plaçkitje, por ishin liruar nga Gjykata në procedurë të rregullt.

The post Tentim-grabitja e argjendarisë në Prizren, hetimet vijojnë, tre të arrestuarit dërgohen në mbajtje appeared first on Mesazhi.com.