Të përmendurit e Allahut i qetëson zemrat

te-permendurit-e-allahut-i-qeteson-zemrat

Autor: Aid El-Karni

  • Të përmendurit e vazhdueshëm të Allahut i qetëson zemrat, i fshinë mëkatet, e kënaq Allahun dhe i largon fatkeqësitë.
  • Lëreni të ardhmen të vijë vetvetiu dhe mos u shqetësoni për ditën e nesërme, sepse shfrytëzimi i ditës së sotme është përgatitje për të nesërmen.
  • Pastroje zemrën tënde nga smira dhe ligësia, largoje urrejtjen dhe armiqësinë.
  • Libri është miku më i mirë, përkujdesu që gjithmonë të jetë në shoqërinë tënde, edukohuni dhe shoqërohuni me njerëz që i njihni.
  • Kije gjithmonë në mendje që Alahu i Madhëruar mund të të falë, ta pranojë pendimin, t’i ndihmojë robërit e Tij dhe veprat e liga t’ua zëvendësojë me të mira.
  • Jeto me Kur’anin, mësoje me emër, lexo dhe dëgjo Kur’an. Ky është trajtim i jashtëzakonshëm për trishtimin dhe mërzinë.
  • Mbështetu të Madhërishmit plotësisht. Mundohu që gjithmonë ta bësh të kënaqur me nënshtrim urdhrave të Tij dhe ji i kënaqur nga Ai, sepse vetëm Allahu mund të të ndihmojë dhe strehojë.
  • Fali ata që të bën padrejtësi, mbajë kontaktet me ata që të harruan, jepu atyre që të refuzuan dhe kij durim kundrejt atyre që të lënduan. Kështu do ta arrini lumturinë dhe sigurinë.
  • Gjithmonë kërko falje nga Allahu i Madhëruar, sepse ajo i siguron mjetet për jetesë, lehtëson, i siguron trashëgimtarët, dijen e dobishme, qetësinë dhe pastrimin nga mëkatet.
  • Gjithmonë ki parasysh se me çdo vështirësi vjen lehtësimi dhe se pas çdo vuajtjeje vjen kënaqësia. Jeta nuk është ndonjë standard statik i përhershëm.
  • Ji i kënaqur me zgjedhjen e Allahut për ty, sepse ti nuk e di çfarë në të vërtetë është e mirë vehten. Nganjëherë vështirësia është shumë e mirë për ne.
  • Fatkeqësitë të afrojnë tek Allahu, të mësojnë t’i drejtohesh Atij dhe ta largojnë mendjemadhësinë dhe arrogancën.
  • Vetëm Allahu mund të të shpërblejë për atë që të ndodh, qoftë agoni, trishtim, pikëllim, zemërim, varfëri, sëmundje, borxh ose lumturi.
  • Fyerjet nga armiqtë dhe ata që ju kanë zili korrespondojnë me vlerat tuaja, sepse në atë rast ju jeni person i rëndësishëm, bërë personalitet që ia vlen të përmendet.
  • Jini bujar, sepse bujaria është është burim i mirëqenies dhe lumturisë. Njerëzit koprracë gjithmonë janë mendje-ngushtë, me zemër të errët dhe mendime të këqija.
  • Inkurajoni të tjerët për vepra të mira, jini të sjellshëm me njerëzit, evitoni armiqësinë ndaj të tjerëve, jini të qetë ndaj armiqve dhe përpiquni të bëni sa më shumë miq.
  • Bëni jetë modeste dhe të përulur dhe kini kujdes të mos jetoni në luks dhe pasuri të tepruar, sepse sa më shumë i kënaqni kërkesat trupore, aq më shumë e ndërlikoni gjendjen e shpirtit.
  • Gjithmonë kini në mend fjalët e Allahut dhe të Dërguarit të Tij, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, në situata të ndryshme ato mund t’ju mbrojnë dhe t’ju drejtojnë drejt metodave me të cilat do ta përmirësoni ditën tuaj.
  • Që të keni rezultate të mira në punë, me rëndësi është ta ndani atë në periudha të veçanta kohore, dhe jo ta grumbulloni atë në një moment. Porositet pushimi ndërmjet këtyre periudhave.
  • Gjatë takimit me njerëzit, përshëndetni me selam dhe i buzëqeshuni, kushtojini vëmendje bisedës së tyre dhe qëndro afër me ta.
  • Sadaka, madje në sasi të vogla i fshinë mëkatet, i ndriçon zemrat, e largon pikëllimin dhe e shton nafakën.
  • Ata që e besojnë Allahun kurrë nuk trishtohen për gjërat që u mungojnë në jetë, kurrë nuk interesohen kurrë për ta dhe nuk kanë frikë nga fatkeqësitë jetësore, sepse kjo jetë, herët a vonë do të merr fund.
  • Shikoni anën e bukur të fatkeqësive, pritni shpërblimin e Allahut dhe dije që është shumë më lehtë se sa të pritni nga të tjerët.
  • Ndërsa jeni të zemëruar dhe të tërbuar, më mirë është që të heshtni, t’i kundërviheni shejtanit, ta ndryshoni vendin, të uleni (nëse jeni në këmbë), të merrni abdes dhe ta kujtoni Allahun.
  • Mos e humbni shpresën tek Allahu dhe mëshira e Tij dhe kurrë mos harroni se ndihma dhe mbështetja e Tij varen nga veprat e tua.
  • Namazi është ndihma më e mirë në ballafaqimin me fatkeqësitë, ajo ju ngre lart dhe e lartëson shpirtin tuaj shtigjeve të suksesit.
  • Reflektoni për mëshirën e Allahut, mos harroni se Ai e fali prostitutën që i dha ujë qenit dhe njeriun që vrau njëqind vetë. Allahu e pranon pendimin e atyre që pendohen. Ai nga ne kërkon të pendohemi.
  • Gjithmonë kini në mend duanë vijuese: “Nuk ka zot tjetër përveç Allahut të Gjithëmëshirshëm, nuk ka zot tjetër përveç Allahut, Zotit të Arshit të Lartësuar, nuk ka zot tjetër përveç Allahut, Zoti të qiejve, tokës dhe Arshit.”

Përktheu: Lutfi Muaremi
[[email protected]]