Të hënën në Shqipëri vijnë edhe 7 mijë vaksina

te-henen-ne-shqiperi-vijne-edhe-7-mije-vaksina

Mësohet se janë vaksinuar 30 persona. 689 persona janë vaksinuar me dozën e parë, ndërkohë 540 kanë marrë dozën e dytë të vaksinës anti-Covid.

Megjithatë këtë të shtunë dyert e stadiumit “Air Albania” u mbyllën rreth orës 10:30 minuta.

Sot u injektua vetëm doza e dytë te mjekët dhe infermierët.

Për shkak të temperaturave të ulëta personelit mjekësor i ishte kërkuar të paraqiteshin herët në stadium për të shmangur pritjet e gjata.

Në 15 shkurt pritet të mbërrijë në Shqipëri një tjetër parti vaksinash prej 7000 dozash nga marrëveshja me Pfizer.

Deri në fund të muajt numri i tyre do të shkoj deri në 40 mijë.

Në gati 1 muaj fushatë vaksinimi janë administruar 1229 doza nga rreth 2100 doza gjithësej.

Ndërkohë që procesi i vaksinimit po vijon edhe pse me ritme të ngadalta, situata pandemike është përkeqësuar, e sidomos në spitalet Covid.

Në katër strukturat spitalore Covid në kryeqytet, kapacitetet janë drejt ezaurimit. Me plotësimin e tyre do të duhet që të hapen edhe spitalet rajonale.

Sëbashku me spitalet rajonale kapaciteti i shtretërve shkon në 1600, skenarë ky i parashikuar nëse do të kishte një mbingarkesë në spitalet Covid në kryeqytet./OraNews/