Të akuzuarit për sulmin ndaj Kongresit “tradhtojnë” Trump: Na shtyu ai të sulmonim

te-akuzuarit-per-sulmin-ndaj-kongresit-“tradhtojne”-trump:-na-shtyu-ai-te-sulmonim

Tashmë 20 vjeçari është duke pritur të dalë përpara gjykatës për tu përballur me akuzat federale për sulm. Por i riu ka menduar një mbrojtje ligjore krejt ndryshe. Ai akuzon Donald Trump se ishte pikërisht ish presidenti që i ftoi të protestonin dhunshëm.

Avokati i Jackson, Brandi Harden, deklaroi në gjykatë që “natyra dhe rrethanat e kësaj vepre penale duhet të shihen përmes lenteve të një ngjarjeje të frymëzuar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara”.

Disa momente përpara sulmit në Kapitol, Trump iu tha mbështetësve të tij që “të luftonin” pasi kjo që po ndodhte “nuk mund të tolerohej”, duke përsëritur sërish akuzat se zgjedhjet e 3 nëntorit u vodhën.

Më pas, sulmi ndërpreu seancën, ku do të certifikohej fitorja e presidentit Joe Biden në zgjedhje.