Takimi i ministrave të Jashtëm të BE-së, ministri kroat: Do të ndihmohet Kosova për liberalizimin e vizave

takimi-i-ministrave-te-jashtem-te-be-se,-ministri-kroat:-do-te-ndihmohet-kosova-per-liberalizimin-e-vizave

Radman këto deklarime i bëri përpara takimit të ministrave të jashtëm të BE-së, në të cilin Ballkani Perëndimor është një nga temat kryesore, shkruan N1.

Grliq Radman tha se BE-ja duhet të angazhohet më shumë në Ballkanin Perëndimor dhe të ketë një qasje strategjike.

Ai theksoi se vendet në rajon duhet të punojnë për transformimin demokratik, të drejtat e njeriut dhe shtetin e së drejtës dhe BE-ja duhet të përmbush premtimet e saj.

“Kjo do të thotë hapja e negociatave të pranimit me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë, liberalizimi i vizave për Kosovën, Mali i Zi duhet të mbetet i përkushtuar në rrugën evropiane dhe Serbia duhet të përqendrohet në reformat dhe kapërcimin e trashëgimisë së luftës,” tha Radman.

“Ne duhet të angazhohemi, të investojmë në stabilitetin dhe sigurinë e Ballkanit Perëndimor, sepse këto janë investime në stabilitetin dhe sigurinë e Evropës,” përfundoi Ministri Kroat i Punëve të Jashtme dhe Evropiane.