Tahiri: PDK nuk ka vija të kuqe, por unë e kundërshtoj ashpër koalicionin me VV-në

tahiri:-pdk-nuk-ka-vija-te-kuqe,-por-une-e-kundershtoj-ashper-koalicionin-me-vv-ne

“Ne si parti nuk kemi asnjëherë vija të kuqe për asnjë parti. Asnjëherë nuk kemi pasur. Por asnjëherë nuk do të bëja koalicion me VV’në”, tha ai.

Tutje ai tregoi edhe arsyet se pse nuk është pro një koalicioni me këtë subjekt.

“Jemi dy parti që dallojmë shumë me njëra tjetrën. Mendojmë kundër njëra tjetër. Ne mendojmë se ata janë e keqja e Kosovës ndërsa ne e mira. Dallojmë edhe në programe. Kemi kundërshti të mëdha. Do të duhej një vit që të krijojmë një program të përbashkët. Kemi botëkuptime të ndryshme për arsimin, ekonominë zhvillimin e gjithçka. Në parim jemi kundër një qeverisje të përbashkët me VV’në”, shtoi ai.