Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë: Prioritet është vaksina, pastaj dialogu me Serbinë

tahiri-pas-mbledhjes-se-kryesise:-prioritet-eshte-vaksina,-pastaj-dialogu-me-serbine

Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, tha se kanë kërkuar që në seancën e radhës që do të mbahet të hënën të raportojë ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia për sigurimin e vaksinës dhe gjendjen me pandeminë.

I pyetur për çështjen e dialogut me Serbinë, ai tha që me prioritet duhet të jetë pandemia dhe raportimi i ministrit për këtë çështje.

“Prioritet duhet të jetë çështja me pandeminë, nënshkrimi i kontratës për vaksina dhe pastaj dialogu dhe kompromiset kanë ndodhur në çdo proces dhe nuk kemi çfarë të bëjmë”, theksoi tutje ai.