Tahiri: Në garë janë vetëm PDK me VV, të tjerat janë vetëm pjesëmarrëse

tahiri:-ne-gare-jane-vetem-pdk-me-vv,-te-tjerat-jane-vetem-pjesemarrese

Tahiri ka thënë se i gjithë debate duhet të fokusohet tek dy liderët, Albin Kurti dhe Enver Hoxha.

Kreun e VV-së ai e ka quajtur demagog i cili s’mund të flas as për ekonomi e as për sundim të ligjit.

’Unë them se debati duhet të fokusohet tek z.Kurti dhe z.Hoxha, sepse zoti Kurti është një demagog ku nuk mund të flas për politikë të jashtme për ekonomi e as për sundim të ligjit sepse ka një dije sipërfaqesore’’, ka thënë Tahiri në Kanal10.

Tutje Tahiri tha se Hoxha është një profesionist dhe se Albin Kurti ka frikë të dal në debat me të dhe të përballet.