Tahiri: Kurti që një kohë është humbur fare, nuk jep kurrfarë përgjegjësie para qytetarëve

tahiri:-kurti-qe-nje-kohe-eshte-humbur-fare,-nuk-jep-kurrfare-pergjegjesie-para-qytetareve

“E shihni se z.Kurti që një kohë është humbur fare dhe nuk jep kurrfarë përgjegjësie dhe kurrfarë lajmesh për këto çështje. Prej kohës kur ka organizuar atë ceremoninë e famshme të vaksinave nga aleanca e vaksinimit që ishte donacion i siguruar nga qeveria e mëhershme, nuk e kemi parë dhe nuk jep asnjë sqarim për qytetarët sa i përket kësaj gjendje”, tha Tahiri, shkruan lajmi.net.

Deputeti Abelard Tahiri tha se Republika e Kosovës tashmë është në rrugë të drejtë dhe mendoj se nuk duhet në asnjë rrethanë të bëjë ndonjë  kompromis që cenon funksionalizimin  saj.

“Këtë që kemi arritur deri më sot kemi arritur në mbështetje të fuqishme të  Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ne ju jemi vërtetë mirënjohjes. Në radhë të parë nuk besojmë asnjëherë që SHBA-të do të kërkojnë nga Kosova të bëjë kompromise që cenojnë funksionalitetin e shtetit tonë.Funksionimi i ngushtë me SHBA-në e shohim si diçka të rëndësishme dhe diçka jetike për republikën.Ishte propozim që seanca të jetë ditën e premte, por pas kërkesës nga deputetë te minoriteteve patëm mirëkuptim që të shtyhet për ditën e hënë. Sa i përket çështjes së ekonomisë dhe ndikimit të pandemisë do të vendosë Kryesia në vazhdim”, theksoi Tahiri.

Tahiri shtoi se sa i përket seancës së të hënës ku do të diskutohet më shumë për sigurimin e vaksinave antiCOVID është më urgjente dhe më jetike.

“Kemi kërkuar që të jetë pikë e parë pastaj në të dy të tjerat do të vendosim besoj në ditët e tjera”, tha ai.

Kërkesa për seancën e Kuvendit të Kosovës për ditën e hënë u bë nga Partia Demokratike e Kosovës, në mënyrë që të ketë debat parlamentar për situatën pandemike./Lajmi.net/