Syla për punësimin e xhaxhait të Glauk Konjufcës në ministri të Mbrojtjes: Paska mu kënaq ushtria

syla-per-punesimin-e-xhaxhait-te-glauk-konjufces-ne-ministri-te-mbrojtjes:-paska-mu-kenaq-ushtria

Në një shkrim në Facebook, ai ka thënë se me siguri tash rendin e ka ndonjë tender për kantina të ushtrisë.

“Paska mu kënaq ushtria. Kaqika të pulës edhe vo. Garant tash rendin e ka naj tender për kantina të ushtrisë. Mish pule edhe fantë… gishtat mi lëpi. #albanologji #privatizime #pula #VVoo”, ka thënë ai.

Xhaxhai i kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, Rabit Konjufca, është emëruar këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes.

Në kabinetin e Ministrit të Mbrojtjes, emri i Rabit Konjufcës figuron si këshilltar politik, ani pse të dhënat e tij në detaje ende nuk figurojnë në ëebfaqen e kësaj ministrie.