Syla: Konjufca e bëri goditjen e parë ndaj Dakës, kulmin e arriti Osmani

syla:-konjufca-e-beri-goditjen-e-pare-ndaj-dakes,-kulmin-e-arriti-osmani

Syla në Pressing të T7 tha se Konjufca e dha goditjen e parë, mirëpo Vjosa Osmani e arriti kulmin në Presidencë ku sipas tij kjo e fundit e ka shkelur Kushtetutën.

“Mendoj që ka kohë që në Kosovë deklaratat e diplomacive të huaja i madh e i vogël nëpër parti i interpreton qysh ka qejf. Gjykata Kushteteuese e ka marrë një vendim, atë vendim e ka respektu KQZ-ja. Ky vendim që e ka marrë Gjykata Kushtetuese dhe e ka respektu KQZ-ja nuk i ka pëlqyer Vetëvendosjes. Glauk Konjufca e dha goditjen e parë në një televizion. Pas kësaj është një lincim i madh pas zonjës Daka. Ajo deklaron pastaj se nuk mund ta bëj punën si duhet dhe ndihet e kërcënuar. Kulmi arrihet kur Vjosa Osmani bën shkelje në Presidencë, shkelje të Kushtetutës. Ajo është presidente, ajo duhet me e mbrojtë Kushtetutën”, ka thënë Syla.

Kujtojmë se Konjufca kishte deklaruar se personi i vetëm që po ndikon në KQZ kundër Albin Kurtit është kryetarja e komisionit, Valdete Daka.