Suspendohet nga puna doktori nga Podujeva që refuzoi pacientin e moshuar pas orarit

suspendohet-nga-puna-doktori-nga-podujeva-qe-refuzoi-pacientin-e-moshuar-pas-orarit

Veliu përmes një postimi në Facebook tha se kjo sjellje nuk është e papranueshme dhe nuk përkon as me etikën profesionale.

“Lidhur me këtë rast, Këshilli Drejtues i QKMF-së dhe pas analizës së këtij rasti, Këshilli kanë vendosur që mjeku të suspendohet përkohësisht nga marrëdhënia e punës deri në një vendim të ri të Komisionit Disiplinor”, ka shkruar Veliu.

Rasti ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Podujevës ku pulmologu Ibrahim Hoti, dëgjohet në një video, teksa nuk iu ofron shërbime qytetarëve.

E tërë kjo me arsyetimin se tashmë është bërë ora 15:05 minuta, ndërsa ai kishte përfunduar orarin në ora 15:00.

Një video që po qarkullon në rrjete sociale, ku shihet sjellja jo e mirë e një mjeku në QKMF në Podujevë ndaj…

Posted by Driton Veliu on Thursday, April 15, 2021