Surpriza në Elbasan, kush është kandidati i parë që thyen herësin e partisë dhe fiton mandatin e deputetit

surpriza-ne-elbasan,-kush-eshte-kandidati-i-pare-qe-thyen-heresin-e-partise-dhe-fiton-mandatin-e-deputetit

Me 9936 vota të fituara, ai renditet kandidati i tretë për numrin e votave në Qarkun e Elbasanit për të gjithë kandidatët dhe i pari për partinë e tij.

Boçi renditej i shtati në listën e PD-së në Elbasan, ndërkohë që kjo parti ka fituar 6 mandate atje. Ai ka spostuar nga lista kandidatin Eugen Isaj, i renditur i 5-ti.

Kandidatja Flutura Açka është e fundit në listën fituese në këtë qark, kur janë numëruar 464 kuti nga 511 kuti gjithsej, raporton Balkanweb.

Nëse nuk do të ketë surpriza të tjera, atëherë ajo do të marrë zyrtarisht mandatin e deputetes.