Sulm me thikë në afërsi të shkollës “Ismail Qemali” në Prishtinë, lëndohet një i mitur

sulm-me-thike-ne-afersi-te-shkolles-“ismail-qemali”-ne-prishtine,-lendohet-nje-i-mitur

Një i mitur është dërguar në Stacionin policor në Prishtinë pasi dyshohet se ka lënduar një person me thikë.

Rasti ka ndodhur të martën rreth orës 14:45 në afërsi të Shkollës Fillore “Ismaili Qemali”, ku Policia njofton se i mituri që ka marrë lëndime, është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes prej nga viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Aktualisht policia ka iniciuar në hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, thuhet në njoftimin policor.

Zëvendësdrejtori i shkollës, Bajram Rapqani, i ka thënë KOHËS se i lënduari nuk është nxënës i kësaj shkolle.

Bëhet e ditur se sulmuesi është në klasë të nëntë në këtë shkollë.

The post Sulm me thikë në afërsi të shkollës “Ismail Qemali” në Prishtinë, lëndohet një i mitur appeared first on Mesazhi.com.